Lidhje të vjetra me plehrat
Importi i mbetjeve, apo më mirë biznesi me mbetjet është një “ide” e vjetër e kryeministrit Edi Rama. Një letër që publikohet sot nga “lapsi.al” e cila dato në vitin 2004 zbulon interesin e Edi Ramës, asokohe kryebashkiak i Tiranës, për të qenë pjesë e venimmmarrjes dhe procesit të menaxhimit të mbetjeve që qeveria e Fatos Nanos mendonte t’i importonte nga Italia. Becchetti, sot i larguar nga Shqipëria ishte bërthama e lojës e cila solli reagime të shumta nga shoqëria civile. Letra i drejtohet kryeministrit Fatos Nano dhe ministrit të Rregullimit të Territorit Bashkim Fino dhe argumenton sipas referencave ligjore pse bashkia duhet të bëhet pjesë e procesit, madje e përcaktimit të metodologjisë dhe menaxhimit të impianteve. Më tej dihet historia: Kokëdhima, atëherë mentori i Edi Ramës doli kundër importit, angazhoi gazetën e tij dhe doli edhe vetë në protesta. Sot ndodh që Edi Rama po i qan hallin industrisë ricikluese e cila na punoka me 30% të kapacitetit. Një gënjeshtër e madhe sa kohë që po zbulohet se ashtu siç deklaronte dikur kreu i opozitës, Edi Rama, sot kryeministër, këtu kemi të bëjmë me një biznes ku qarkullojnë interesa të mëdha financiare.
Add new comment