Qëndrimi pro qeverisë i ambasadës amerikane, Kozara Kati: Do dorëzojmë dekoratën e ambasadës që na u dha në vitin 2013
Një ditë më parë Ambasada Amerikanë në Tiranë doli në mbështetje të qeverisë shqiptare teksa në njoftimin e vet e cilësonte protestën e sotme si të organizuar nga opozita. Aleanca Kundër Importit të Plehrave reagoi duke kërkuar korrigjimin e njoftimit që e njolloste politiksht një protestë që nuk ka të bëjë me politikën.
Sot drejtuesja e AKIP, Kozara Kati ka deklaruar se do të kërkojë takim me ambasadorin amerikan Donald Lu për t’i dorëzuar dekoratën që i është dhënë AKIP në vitin 2013:
“Do kërkojmë takim dhe do i kthejmë pas dekoratën që na kanë dhënë”, tha Kati që i referohet çmimit që paraardhësi i Lu, Aleksandër Arvizu i dha AKIP në vitin 2013, për kundërshtimin e të njëjtës çështje, atë të importit të plehrave. Sot e njëjta protestë sabotohet njëfarësoj nga kjo ambasadë e cila ka një mesazh për të gjithë: Ne jemi me Edi Ramën.
http://newsbomb.al/aktualitet/item/54743-kozara-kati-per-newsbomb-do-ker...
Add new comment