Posta Shqiptare me ambicien për t’u kthyer në Bankë. Zbardhet arsyeja pse u kundërshtua propozimi i ministrit Klosi për pensionet

Postuar në 29 Shtator, 2016 18:06

Kush tha që brenda koalicionit qeverisës të sotshëm nuk ka mendim strategjik? Është e vërtetë që Kryeministri me të vetët po ecin për shumëçka spontanisht, por partneri i tij, Ilir Meta, duket se nuk ka hequr dorë nga bbloku i shënimeve dhe i planifikimeve. Kjo të vjen në mend kur sheh se sot, drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, një njeri i LSI-së zbulon se projekti është që Posta të kthehet në Bankë.

“Shembujt konkretë ekzistojnë stafi i postës po i shikon mundësitë e zbatimit të këtij projekti. Dhe shembulli i zgjedhur është ai Italian”, tha ai për “TemaTv”.

“ Projekti për ta kthyer postën edhe në Bankë që ndryshe njihet PostBank po diskutohet prej vitesh. Shtrija e shërbimit postar në të gjithë vendin bën që aksesi i qytetarëve në financa të jetë më i lartë”, raporton televizioni  në fjalë.

Kjo ambicie hedh dritë mbi kundërshtimin që Posta i bëri ministrt Blendi Klosi i cili para disa kohësh mendoi të bashkëpunonte me bankat e nivelit të dytë për rritjen e cilësisë së shërbimeve si shpërndarja e pensioneve(http://www.respublica.al/2015/12/19/pensionet-p%C3%ABrmes-bank%C3%ABs-kund%C3%ABrshton-posta-q%C3%AB-drejtohet-nga-partia-e-ilir-met%C3%ABs).

Projekti nuk ka asgjë të keqe dhe madje është pozitiv, por në kushtet kur disa institucioneve si Posta apo agjenci si AKEP p.sh prej kohësh janë në kontrollin e një partie si LSI-ja, tjetërsimi i tyre si në rastin e postës kërkon transparencë të madhe. Pa folur këtu për ndikimin politik që mund të ketë një PostBankë në përpunimin e shërbimeve bankare për kategori që sot vujanë shumë qoftë edhe t’i afrohen një sporteli bankar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.