Gjykata e Apelit i heq lagunën e Patokut ish-deputetit socialist Armando Prenga
Ish-deputeti socialist, Armando Prenga humbet licencën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ i marrë gjatë kësaj të enjte, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Me këtë vendim të Apelit, i cili është i formës së prerë, kjo lagunë rikthehet në përdorim të shtetit deri në momentin që do të shpallet një procedurë e re dhenie me qira për peshkatarët të cilët plotësojnë kushtet.
Një vit më parë, më 5 shtator 2015, deputeti Armando Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur pranë komisariatit të Policisë në Laç me përfaqësues të familjes Çali dhe shkak ishte shfrytëzimi për peshkim i Lagunës. Pas kësaj ngjarje, deputeti Prenga u shoqërua në polici, ndërsa Gjykata e Lartë e la atë në "arrest me burg". Po kjo gjykatë ndryshoi masën e sigurisë ndaj Prengës më 20 shkurt 2016, duke e lënë atë në "arrest shtëpie", raporton sgqiptarja.com
Add new comment