Argumenti i qeverisë për ligjin e mbetjeve, reagimet për shoun e Ramës dhe kapja e PD pas karvanit të plehrave
Sot kryeministri zhvilloi një takim me shoqatën e ricikluesve për të sqaruar se nuk është ashtu si mendon populli për plehrat. Por megjithatë shou duket se nuk pati shumë efekt mbi qytetarët, pasi reagimet në faqen on line të kryeministrit ishin dekurajuese për qeverinë. Edhe filmi i Arben Ahmetajt në një fabrikë riciklimi nuk e përmirësoi situatën.
Mes argumenteve që qeveria përdor për miratimin e ligjit është se “Fabrikave të riciklimit u mungon lënda bazë që ndodhet rrugëve sepse fabrikat nuk mund të bëjnë punën e qytetarit e të pushtetit vendor si në të gjitha vendet, ku mbeturinat nuk hidhen në një kazan, por ato që riciklohen kanë kazanë të veçantë, nga ku çohen në pika grumbullimi nga pushteti vendor dhe u çohen fabrikave”.
Pra fajin sipas qeverisë në këtë rast e kanë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë reaguar pas shout të kryeministrit me shoqatën e ricikluesve. Duke parë reagimet e publikut, opozita ka bërë një shou me dy fytyra duke abstenuar ligjin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ndërsa sot kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se PD do të jetë nismetare e një referendumi. Më poshtë reagimet ne faqen ne facebook te kryeministrit:
Add new comment