Beci: Inkorporimi i paskajores gege në standardin e shqipes nuk është i këshillueshëm

Postuar në 21 Shtator, 2016 15:06

Gjuhëtari Bahri Beci ka qenë i ftuar sërish në studion ""Zululand" në "TemaTv" ku ai ka folur mbi standardin e shqipes, por edhe mbi raportin që gegërishtja e toskërishtja kanë patur e kanë me të.

Beci tha se do të kishte qenë më e natyrshme nëse regjimi komunist nuk do t’i kishte prerë rrugën në vitin 1972 shqipes zyrtare që kishte vite që përdorej e që kishte për bazë gëgërishten. Por Beci ka hedhur poshtë mendimin se me Kongresin e 1972-it gegërishtes i është bërë penalizim.

Në fund, u fol edhe për atë që po ndodh në Kosovë me gjuhën. Ai pati idenë se mënyra më e mirë për të vlerësuar vendosmërinë e kosovarëve për të adoptuar shqipen standarde, ndonëse ky është një proces i mundimshëm për ta, është që të jemi të hapur për ndonjë ndryshim që ua bën atyre shqipen standarde më të afërt e më familjare. U fol edhe për pjesën tjetër të elitës kosovare që po përpiqet të ndahet nga shqipja standarde e të përdorë kosovarishten.

Beci shprehur mendimin se inkorporimi i paskajores gege në gjuhën standarde nuk duket shumë i këshillueshëm. "Po të kemi parasysh strukturën e shqipes standarde, kjo do të quhej një ndërhyrje e fortë", tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.