Vdekja e 35 vjeçares shtatzanë, çështje moskordinimi nga QSUT. Mjekët nxjerrin bllof ministrin e Shëndetit, Ilir Beqaj (Video)
Rasti tragjik i 25 vjeçares Aida Çajka, e cila gjeti vdekjen pasi u sorollat për 6 orë nga njëri spital i kryeqytetit në tjetrin është thjesht një çështje moskordinimi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Këtë pohoi n/drejtori i “Koço Gliozhenit”, Arjan Alikaj në emisionin “Opinion” duke sqaruar se për rastin në fjalë “nuk funksionoi koordinimi për të shkuar më afër disa gjërave që do kishin lidhje me maternitetin me kirurgjinë për të dhënë një zgjidhje më të shpejtë”. Kjo vërtetohet edhe nga N/drejtori i Sanatoriumit, Arjan Mezini, i cili tha se pas konstatimit të diagnozës së pacientes, ata vendosën ta rikthejnë në maternitetin “Koço Glozheni”, ndërkohë gjithë ndjekja e 35 vjeçares duhet të kordinohej nga Qendra e Kordinimit në QSUT. Këto deklarata nxjerrin tërësisht zbuluar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha se sistemi ka funksionuar, ndërkohë që mjekët dëshmojnë të kundërtë.
Add new comment