Zgjedhjet kthehen në procedurë për partinë e Putin, Rusia e Bashkuar fiton me 54 %

Postuar në 19 Shtator, 2016 09:56

Në 54 për qind u ndal fitorja e Rusisë së Bashkuar në zgedhjet parlamentare të së dielës. Partia e presidentit Putin rikonfirmoi mazhorancën dërrmuese në dumën ruse, duke marrë 338 nga 450 vende. Komunistët u renditën të dytët me 13.5përqind ndërsa liberalët e Zhirinovskit të tretët me 13.3 përqind.
Në qytetet e mëdha si Moska dhe Shën Petërburgu, pjesëmarrja ishte nën 50%, duke shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e vitin 2011 ku u votua me një pjesëmarrje 66% dhe 55.2%. Votime u mbajtën edhe në rajonin e Krimesë pavarësisht kontestimit nga Ukraina dhe Perëndimi. Kryeministri Medvedeve përgëzoi Putin si themeues të Rusisë së Bashkuar, duke folur për një fitore të gjithë Rusisë.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Si Edi Rama me Ilir Meten po me duken, persa i takon fitores. Pervec faktit qe keta tanet fitojne 64% e jo vetem 54% sic fiton Putin-Medvedev.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.