Pak shpoti/ Pse vallë kryeministri Rama hap rubrikën e re pikërisht të dielën?

Postuar në 18 Shtator, 2016 20:12
Ilir Sinanaj
Ditën e diel, 18 shtator, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet faqes së ti të rrjetit social “Facebook”, në orën 17:00 nisi rubrikën e re, siç e cilësoi edhe vetë, të quajtur “Komunikim Javor”.    
Gjëja e parë që më tërhoqi vëmendjen nga kjo nismë e re e kryeministrit ishte emri i rubrikës: Komunikim Javor. Me njëherë më tingëlloi si e huaj... Fillova të mendoja nga e mund ta ketë “grabitur” këtë ide, sepse zakonisht në Shqipëri ka rreth 25 vite që nuk ka më krijimtari të mirëfilltë në të gjitha fushat e shoqërisë, politikes dhe ekonomisë. Por nga ana tjetër që para rreth 2000 vitesh romakët e lashtë kishin një shprehje “Nihil novi sub sole”, që do të thotë “asgjë e re nën diell”. Kështu që është normale se struktura komunikimi, qeverisjeje, administrimi dhe ligjore merren nga diku. Pastaj zabtimi dhe përshtatja me realitetin është gjë tjetër.
 
Por le t’i rikthehemi “Komunikimi javor”. Ndër politikanët ekziston prirja të marret në vazhdimësi modeli anglo-sakson. Dhe kjo gjë është shumë mirë sepse kultura anglo-saksone është një nga më të suksesshme, por fatkeqësisht politikanët tanë marrin ose citojnë vetëm modelin e kësaj kulture pune kapitaliste dhe harrojnë ta ‘zbatojnë’. 
  
Gjithsesi, t’i rikthehemi për herë të dytë “Komunikimit Javor”. Duke u nisur se kjo rubrike nuk ka si të mos ketë një prejardhje “anglo-saksone”, një përkthim i “Komunikimit Javor” jep “Weekly Adress”. Duke qenë se Presidenti Shteteve të Bashkuara është një model për kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar në internet të del rubrika “Weekly Adress”, e Shtëpisë së Bardhë, ku kreu i SHBA-ve u drejtohet amerikanëve, me një mesazh javor. Ky mesazh mund të jetë edhe politik, ku “fajësohen” kundërshtarët politik për “gjëra” që “nuk janë bërë” ose “po pengohen”.    
 
Ndërkaq, vihet re një gjë interesante tek “Komunikimet Javore” të Shtëpisë së Bardhë. Ato janë të botuara në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë ose në ditë të premte ose në ditë të shtunë. Lind pyetja; pse nuk e ka ndjekur këtë model edhe kryeministri Rama, por ka zgjedhur ditën e dielën? Madje duke e theksuar çdo të diel?   
 
Socialistët janë dinakë dhe të zgjuar. Jam shumë i sigurt, kryeministri Edi Rama e “i ka rënë në të” se dita e diel, sidomos ora 17:00, është një kohë kur redaksitë e mediave “vuajnë” për lajme. Kështu ai shfrytëzon këtë “dobësi (do ta cilësoja unë)” të botës shqiptare mediatike gjatë ditëve të diela, për të dhënë mesazhin që do vetë. Kështu edhe dalja publike e Kryeministrit nuk do të dukej e imponuar, por edhe nga tjetër tjetër dalja e publike është “e mirëpritur” nga mediat, pasi siç e thamë, e diela është një ditë e vështirë për lajmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.