Kartelat e shëndetit kryetemë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Trump është qiqër, Clinton në shënjestër nga mediat
Shëndeti i Hillary Clinton është bërë një çështje në SHBA. Aq sa disa media po dëshmohen thuajse të pamëshirshme në kërkimin e çdo hollësie që mund të orientojë drejt idesë se ajo ka fshehur diçka për shëndetin.
“MSNBC” ka përcjellë një video të Clinton në Cleveland e cila është rrimarrë nga media të tjera e që jep idenë e një problemi jo të vogël me shëndetin, përveçse nuk është shumë e hijshme për t’u parë. Nga ana tjetër, Trump ka paraqitur në televizion analizat e veta ku rezulton qiqër(http://money.cnn.com/2016/09/14/media/dr-oz-donald-trump-taping/). Po kështu CNN njoftonte sot se edhe stafi i Clinton ka shpërndarë të dhëna të reja për shëndetin e saj: ajo është prekur nga pneumonia, por siç citohej një prej mjekëve “shëndeti i saj mendor është shumë mirë”.
Add new comment