Ekskluzive/Basha i rrëfen Lusë zgjidhjen për situatën në Dibër

Postuar në 14 Shtator, 2016 03:42

"Hej Lul, çfarë mendon të bësh tani që humbe në Dibër?"

"E kam gjetur një zgjidhje: Blushi i dha fjalën Doktorit që do shkruajë librin "Dibrani."

"Interesante. Po nuk do ishte më mirë një libër për të fortët, krimin, dekriminalizimin?"

"Po negocioj me Mustafajn për librin tjetër: "Karteli"

"Unë dëgjova se donte ta bënte z. Zogaj."

"Jo, jo. Se ai është katolik. Nuk ja vlen."

"Hej Lul, pa dashur të tregohem ofensiv se ju jeni lider dhe e dini më mirë: Ju ka shkuar në mend që titulli "Dibrani" mund t'ju prishë puna me z. Meta se ai ka gruan prej atij vendi?"

"Oboboo, sa mirë që ma kujtove. Po do t'i them Zogajt të shkruajë një libër tjetër me titull "Çami" dhe ja Metës i bëhet qejfi."

"I like it Lul. Politikë me librin dhe letërsinë, jo dhunën. Një lider si ti i duhet Shqipëria".

"I know Don".

"E di? Rama ka gati "Kurbani 2". Më thonë goxha interesant."

"Atë s'e kam problem sepse jam duke mbaruar vetë një vepër (më kanë ndihmuar edhe ca nga PPE-ja) të titulluar: "Zullumet e kokoshit 200 milionësh". Ndaj edhe nuk kam patur kohën të merrem me PD-në. Miqtë europianë ma vlerësojnë si manual të opozitarizmit kurajoz."

"Po demokratët të mërzitur me humbja në Dibër?"

"S'e di. Doktori merret me ta. Po mua më janë shtuar lajket ne faqen në Fcb. Ti e ke parë."

"Po Lul. Edhe Rama i shqetësuar për këtë popullaritet tënd. Kënaqësi të flasësh me ty Luli. See you."

 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Arturi (not verified) on

Hahaha... parodi nga dueti Lu - Lu :-) :-) :-)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.