Siria para Luftës Civile
Prej 5 vitesh nga Siria vijnë vetëm pamje të luftës, shkatërrimit dhe të vrasjeve mizore. Shteti Islamik tentoi të hidhte themelet e veta në këtë vend përveçse në Irak, në një përpjekje për të legalizuar një entitet që duket se vjen nga imagjinata fetare më shumë sesa nga historia.
Por Siria është shumë më tepër sesa kjo luftë që ka përfshirë thuajse të gjithë. Damasku ka 10 mijë vjet histori nga pas, pa folur për Halepin dhe rrënojat prehistorike dhe historike, që i japin Sirisë një vend të veçantë në qytetërimin njerëzor. Disa fotografi që sillen këtu japin një fragment të asaj Sirie post osmane që nisi rrugën drejt shtetformimit. Rurale, e varfër, me ato karakteristika që i gjejmë në qytetet shqiptare të kohës, por mbi të gjitha, aty nuk duket ai fanatizëm që sot deklamohet me kaq forcë.
Janë pamje që japin një Siri që nuk ekziton më.
Add new comment