Vëzhgim: A mund të pranojë BE-ja një Shqipëri që natyralizohet drejt modelit LSI?

Postuar në 11 Shtator, 2016 16:41

Sot zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, pasi ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili, u largua pas një skandali seksual.

Por siç pritej dhe ndjehej situata ka degraduar në një ballafaqim mes kontigjenteve gjithfarëshe me të cilat adhamudhët e Tiranës, luajnë politikë në periferi.

Partia Demokratike ka denoncuar me dhjetëra raste “për tentativa të eksponentëve të mazhorancës dhe drejtuesve të policisë për të blerë votat, me para në dorë apo me thasë me miell”. Po kështu në lojë është futur edhe emri i Admir Tupjes, shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër që sipas PD-së “po shpërndan para në këmbim të votës në favor të kandidatit të Partisë Socialiste”.

Po kështu janë të proceduara17 persona për fotografim të votës në favor të kandidatit të PS-së, një lloj blerjeje kjo në vetvete. Më tej PD-ja ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Tatimeve Dionis Ymeri për përfshirje në proces.

Nga ana e vet, PS-ja nuk ka ndenjur duarkryq. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, është akuzuar se ka goditur njerëz për shkak të zgjedhjeve, ndonëse ky e ka mohuar këtë akuzë. Akuza për fotografim votash, për blerje dhe përdorim të fortësh janë hedhur në adresë të PD-së, ndërkohë që PD-ja ka shpërndarë një foto ku shihet se i pranishëm pranë qendrave të votimit është edhe Arben Ndoka.

Këto akuza ishim mësuar t’i dëgjonim deri në vitin 2005, më tej erdhën duke u rralluar, pasi teknikat e manipulimit u ngjitën “lart”, në procesin e numërimit.

Po kështu blerja e votës është një dukuri që i asociohet më shumë LSI-së, edhe pse asnjëherë me fakte që do të çonin në proces penal. Një parti që në këto zgjedhje në Dibër ka heshtur, për të vëzhguar sesi e kryejnë zanatin e saj dy partitë e mëdha. Në fakt kjo që ndodh në Dibër është paradhënie e asaj që ndodh në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sa kohë vetë PS-ja ka dhënë shenja  se nuk ka siguri për fitoren e tyre. Por ndërkohë që me reformën në drejtësi, shumica priste një qëndrim më bujar nga BE-ja, duket se do të duhet të presë realizimin e procesit zgjedhor që vërtet të shohë diçka. Mirëpo shembulli i Dibrës është shkurajues: zgjedhje me incidente dhe dy partitë e mëdha që akuzojnë njëra-tjetrën për vlerje vote, shkelje dhe dhunë. Diçka thuajse identike me atë situatë që iu krijua LSI-së në Vorë në zgjedhjet e vitit 2015.

Jemi pra  në kushtet kur klasa politike po adopton teknikën e LSI-së e cila mund të jetë efektive nga një pikëpamje, por ajo e çon Shqipërinë kudo, vetëm në Europë jo. 

Comments

Submitted by Ska Nder BEU (not verified) on

Pyetja nje miliard USD:
PO TE MOS ISHIN SHUKRIU DHE BREKET ME VRIME DO E MERRNIM VESH SITUATEN ?
Vrima e brekeve te Shukriut po na ben te marrim vesh vrimen e madhe te zgjedhjeve.
NESE INSTTITUCIONET SHQIPTARE, EUROPIANE DHE ATO AMERIKANE E KUPTOJNE PROBLEMIN DHE E ZGJIDHIN, UNE DO PROPOZOJ REFERENDUM MBAREPOPULLOR QE BREKEVE ME VRIME TE SHUKRIUT TI BEJME NJE MUZE MU NE SHESHIN SKENDERBEJ QE PO RIKONSTRUKTON LALI ERI DHE SHUKRIUN TA SHPALLIM DEPUTET TE PERJETSHEM.
NESE JO, NUK DO KALOJNE SHUME KOHE DHE GJITHE BANORET E KETIJ VENDI DO KENE JO VETEM BREKET ME VRIME, POR EDHE ZEMRAT

Submitted by Albi_I (not verified) on

Po pse ore, kujtoni ju se LSI-ja i shpiku keto metoda? Po jo ore jo, nga dy partite e medha i mesoi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.