Si të thithen investimeve të huaja? Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë: “Shqipëria fillimisht duhet të jetë në hartën e investitorëve”
Kryeministri aktual Edi Rama, ka bërë shpesh promovimin e Shqipërisë së taksave të ulëta dhe pa sindikata. E ka bërë këtë disa herë në Itali në emër të nxitjes së interesit për të investuar në vendin tonë. Por jo të gjithë e ndajnë këtë mendim. Për të dytin vit radhazi, Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka kërkuar nga qeveria shqiptare të ulë taksat dhe kësaj radhe e ka bërë në kuadër të diskutimeve për paketën fiskale 2017.
“Të gjithë investitorët që vijnë në Shqipëri, gjëja e parë që pyesin është se sa janë taksat dhe si i ka ato rajoni në mënyrë që të matet kostoja e prodhimit. Nuk ka rëndësi se sa bëhet kjo taksë 9,10 apo 13%, e rëndësishme është që të kemi paketë konkurruese”, tha për Vizion Plus, Mark Crawford, kreu i kësaj dhome.
Sipas tij një mënyrë që Shqipëria të thithë investitorë të huaj është që ajo të ekzistojë në hartën e tyre.
“Le të marrim modelin e Malit të Zi, ata shkojnë në çdo konferencë dhe panair të mundshëm që të thonë këta jemi ne, kemi këto oferta për investime. Para disa ditësh erdhi një grup nga SHBA në Shqipëri, por ata nuk e njihnin cila ishte, pasi e vizituan tashmë po mendojnë seriozisht të hapin biznes”, shton ai duke drejtuar një kritikë si për qeverinë ashtu edhe për biznesin.
Add new comment