Sherefedin Shehu nuk ka emrin në listë
Sherefedin Shehu, kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Dibër nuk mund të votojë, pasi emri i tij nuk rezulton në listat e votimit. Ky fakt u bë i ditur edhe nga vetë Shehu, i cili në një lidhje telefonike për ‘News24’, pohoi se sot për të do të votojë e gjithë Dibra. Shkak është bërë një problem për regjistrimin e tij, pasi prej kohësh nuk jetonte më në Dibër.
“Po nuk votoj dot. Po voton Dibra për mua. Ka presione siç ka nisur që ditën e parë. PD po respekton respektimin e procedurave. Probleme ka nga I gjithë procesi, që mund të quhet edhe i vonuar, pasi ka pasur probleme ndaj nëpunësve, apo dhe këta të fundit ndaj qytetarëve”, tha Shehu.
Add new comment