Shpallet shenjtore
Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e njohur ndryshe si Nënë Tereza është shpallur shenjtore në Vatikan nga Ati i Shenjtë Papa Francesku. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”,- ishin fjalet e saj.
Shenjtërimi i saj u bë gjatë një ceremonie në sheshin "San Pietro" në Vatikan. Data 4 do të shënohet në kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores, Nënë Tereza e Kalkutës.
Mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit u mbajt në disa gjuhë dhe së fundi, në gjuhën e Nënë Terezës, në shqip, u tha lutja që Zoti t’i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit. Kjo ishte edhe hapi i fundit i rrugës kishtare të Nënë Terezës së Kalkutës, një prej figurave më të njohura në historinë e katolicizmit të shekullit të njëzet.
Ditën e sotme në Sheshin e “Shën Pjetrit” pati delegacione nga 15 vende të botës. Rreth 2000 policë ishin në gatishmëri përgjatë 24 orëve në Romë. Frika e një sulmi të mundshëm terrorist ka angazhuar edhe forcat speciale si dhe ato sekrete.
Add new comment