Alarmi i shërbimeve çeke: Operacionet e Rusisë në media, kërcënim për NATO-n dhe BE-në

Postuar në 04 Shtator, 2016 10:57

“EuObserver” shkruan sot për një raport vjetor të shërbimit sekret çek duke u përqendruar të evidentimi i atij që quhet: kërcënimi rus. Shërbimi çek BIS vlerëson se aktivitetet e kinezëve dhe rusëve në këtë vend anëtar të BE-së, zënë vendin kryesor mes të huajve, duke veçuar këtu rusët.

Ky fakt është me interes pasi ai përkon me një rritje të shqetësimit për kërcënimin rus në BE, por edhe në Ballkan, çka flet për zgjerimin e propagandës në këtë drejtim. Rasti çek mund të shërbejë si model përntë kuptuar semku hetohen dhe gjurmohen aktivitetet e spiunazhit rus, pasi kështu krijohet mundësia të flitet konkretisht dhe jo në parim, siç bëjnë shpesh zyrtarë të Shqipërisë.

Gazeta nënvizon se një nga pikat e depërtimit është media, si një nga gjashtë qëllimet që i mvishen shërbimeve ruse në Çeki.
“Vitin e fundit Rusia u përqendrua në operacionet informative me gjashtë synime. I pari ishte dobësimin e forcës së medias çeke(infiltrim në mediat çeke dhe internetin, prodhim masiv i propagandës ruse dhe dizinformacionit të kontrolluar nga shteti).
Synonte që të forconte rezistencën e audiencës ruse(dizinformacion i parafabrikuar nga burime çeke për audiencën ruse). Po kështu kjo përpjekje synonte në rritjen e ndikimit në perceptimin dhe mendimet e audiencës çeke, duke dobësuar dëshirën e shoqërisë për të rezistuar apo për konfrontim(informacion dhe dizinformacion, mbingarkim i audiencës, relativizim i së vërtetës dhe objektivitetit duke promovuar moton: të gjithë gënjejnë)”, referon “EuObserver”.

Po kështu një nga qëllimet e propagandës ruse përmes kapjes dhe kontrollit të medias çeke ishte edhe goditja e koherencës mes NATO-s dhe BE-së duek tentuar acarimin e marrëdhënieve çeko-polake, pa harruar propagandimin e një Ukraine si shtet i dështuar dhe i izoluar. Sipas shërbimit çek infrastruktura e ndërtuar nga Moska për këto qëllime është tanimë një “tipar permanent i jetës çeke”, duke nënkuptuat se ajo zhvillohet në përditësi dhe lidhet me përpunimin e opinioneve.

Nuk ka një matës të saktë të ndikimit, por BIS raporton se shërbimet ruse kanë arritur që të krijojnë një infrastrukturë dhe model operimi të tillë që është i aftë të manipulojë dhe destabilizojë shoqërinë çeke dhe mjedisin politik kurntë ketë nevojë. Nuk dihet nëse konkluzione të tilla janë një kundërmasë për të bindur çekët se po manovrohen nga fuqi të huaja dhe rrjedhimisht të shkunden. Por fakt është se një pjesë e Europës Lindore, sidomos Lituani, Poloni, Çeki dhe së fundmi edhe Shqipëria me Rumaninë po bashkohen në ngritjen e zërit për kërcënimin rus. Çekia duket se ka tashmë edhe një dokument shtetëror ku të bazohet për të ndërtuar politika dhe kundërmasa, ndërkohë që nga Tirana zyrtare nuk ka asgjë të tillë, përpos llafeve dhe retorikës. Do të ishte mirë që diçka konkrete të flitej, aq më tepër kur një nga njerëzit që e bën këtë shpesh është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i evidentuar në media si rrogëtar i fondacionit “Fetullah Gulen”.

https://euobserver.com/opinion/134890

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.