Publikohen email-et e ish-seketares naive Clinton, nuk ka dëmtuar interesat e shtetit amerikan
Autoritet amerikane kane publikuar disa dokumente ne lidhje me hetimet e kryera per përdorimin e adresës private te postes elektronike nga kandidatja demokratike Hilari Klinton, ne kohen kur ajo shërbente si sekretare e shtetit. 58 faqet e publikuara përfshijnë intervistat per emërimin presidencial te Klintonit nga demokratet, si edhe detaje te tjera per serverin e saj privat ne rezidencën ne Nju Jork. Ne muajin korrik, FBI-ja i dha fund nje hetimi te gjate 1-vjeçar per te verifikuar nese ish-sekretarja amerikane e shtetit kishte shkelur ligjin me përdorimin e serverit privat. Por drejtori i FBIO-se Komei nuk rekomandoi ngritjen e akuzave penale.
Ne përfundim te hetimeve rezultoi se megjithëse zonja Klinton dhe stafi i saj ishin treguar te pakujdesshëm me informacionet sekrete, nuk kishte prova qe te dëshmonin se shpërndarja ishte bere me vetëdije dhe per te dëmtuar interesat e shtetit amerikan. Nga publikimi i bere nga autoritet amerikane te hetimit, rezulton gjithashtu se kandidatja Klinton ka përdorur 13 pajisje te ndryshme elektronike te lëvizshme, disa prej te cilave janë shkatërruar, ndërsa te tjerat nuk mund te lokalizohen.
Add new comment