Urdhëri në QSUT: Shkurtohet numri i shtretërve për Shërbimin Onkologjik
Gazeta “Shëndeti” raporton për një urdhër të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë për përgjysmimin e shtretërve të hospitalizimit në Spitalin Onkologjik.
“Drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar të shkurtohen shtretërit duke e bërë atë vetëm me 64 shtretër. Gazeta “Shëndet+”, disponon urdhrin e drejtorisë, edhe pse ky urdhër nuk është bërë publik...Mjekët e shërbimit të onkologjikut shprehen se janë në dijeni të urdhrit për përgjysmimin e shtretërve në këtë shërbim. Ata shprehen të indinjuar, por jo në gjendje ta thonë fjalën e tyre me zë e me figurë, për shkak të frikës së ndonjë “hakmarrje” të mundshme nga firmëtarët e këtij urdhri. E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, Dhurata Tarifa ka shprehur pakënaqësinë e saj për çështjen në fjalë:
“Jemi në dijeni të urdhrit, por për këtë duhet të pyesni drejtuesit, jo mua. Puna është se kemi hyrë në një farë konflikti dhe nuk duam të hymë më shumë në konflikt. Pa ta thënë unë, besoj e kupton që përgjysmimi i shtretërve… nuk është normal. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar” tha Dhurata Tarifa, shefe e shërbimit të kimioterapisë”, raporton gazeta që përcjell edhe urdhërin.
Në akt thuhet se gjithë Shërbimi Onkoligjik do të ketë 64 shtretër, i shpërndarë sipas disa nënshërbimeve. Vendimi i referohet disa akteve nënligjore të mëparëshme, por edhe treguesve spitalorë të viteve 2013-2016. Ngjan gjithsesi e çuditshme që përherë flitet për shtim të numrit të pacientëve, gazeta shkruan për pakënaqësi dhe kundërshtim nga mjekët, ndërkohë që urdhëri vendos përgjysmim të shtretërve.
http://shendeti.com.al/skandal-gjenocid-ne-onkologjik-shkurtohet-numri-i...
Add new comment