Dhuratë nga ekspertët e shquar/Kushtetuta e re inaugurohet me pamundësi zbatimi
Ashtu siç pritej Presidenti i Republikës ka deklaruar sot zyrtarisht se nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtëi, që duhet të niste sot, pesë ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Në një njoftim të posaçëm, zyra e Bujar Nishanit ka sqaruar arsyet ligjore dhe kushtetuese pse e pamundësojnë shortin, duke iu referuar bllokimit që krijon përplasja në afate mes neneve 149 dhe 179 i ndryshimeve të reja kushteuese:
“Dispozitat kalimtare dhe të fundit, në pikën 11 të nenit 179 të Kushtetutës, së ndryshuar, legjislatori ka përcaktuar se Presidenti i Republikës duhet të organizojë shortin në pesë ditë nga hyrja në fuqi e Ligjit, duke bërë referencë nenin 149/d pika 3, ku përcaktohen numri, përkatësia e gjyqtarëve që do të përfshihen në short si dhe kriteri përjashtues i masës disiplinore. Madje, dispozita përcakton se menjëherë pas përzgjedhjes me short, të zgjedhurit do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit sipas përcaktimeve kushtetuese në nenin 179/b nga Komisionet përkatëse, të cilat akoma nuk janë krijuar dhe që referohen në një ligj të posaçëm. Në këto kushte, procesi i përzgjedhjes do të ishte joefektiv, përsa kohë nuk është e qartë se kur do të miratohen ligjet e referuara. Presidenti i Republikës vlerëson se në përzgjedhjen e kandidaturave që do t’i nënshtrohen shortit, është e nevojshme që të merren në konsideratë dhe “kriteret e tjera”, të cilat Kushtetuta në pikën 5 të nenit 149/d i ka referuar në ligjin e posaçëm, i cili akoma nuk është miratuar. Referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të cituar më sipër, Presidenti i Republikës vlerëson se ndodhemi në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve të tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve, të cilët do t’i nënshtrohen shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Pavarësisht, se dispozita 179 pika 11 e Kushtetutës së ndryshuar, referon vetëm në pikën 3 të nenit 149/d, ajo nuk mund të interpretohet më vete dhe të anashkalohet pika 5, e cila kërkon detyrimisht “kritere të tjera” për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që do t’i nënshtrohen shortit, përveç atij përjashtues të masës disiplinore. Duke marrë në konsideratë që Këshilli e Emërimeve në Drejtësi është një nga organet më të rëndësishme në hierarkinë e organeve të pavarura në drejtësi, Kushtetuta ka pasur si qëllim që të përzgjidhen kandidatët me cilësitë më të larta dhe për të respektuar parimin e kushtetutshmërisë funksionale, çmoj se në mungesë të kritereve të tjera që do të përcaktohen me Ligj, Presidenti i Republikës e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Presidentit.
I cili në zbatim të detyrimeve që ka e që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese ka konstatuar këtë absurditet të instaluar në ligjin themeltar nga ekspertët më të mirë. Është padyshim mënyra më e keqe e mundshme për të inuaguruar një Kushtetutë të re, por ja që kjo është e vërteta profesionalizmit të reformës në drejtësi.
Comments
Po shqetesoheni pse
Po shqetesoheni pse presidenti i Berishes nuk emeron dot gjyqtare te tjere?
Pikerisht. Nuk na ze gjumi.
Pikerisht. Nuk na ze gjumi.
me qetesi.duroni se do vihet
me qetesi.duroni se do vihet ne pune dhe kushtetuta.po keni te drejte qe ekspertat e pozites ,opozites,dhe nderkombetaret nuk kane arritur ti kapin keto lapsuset ligjore..po ne tere ate stuhi votohet svotohet,do votohet se sben se skeni nga tia mbani,iken perqendrimi nga fjala dhe presja dhe bejme gabimet qe shohim.keto i kemi dhurate nga elita jone politike:)po ju nderkohe sa te nis punen kushteuta keni kohe tu zere gjumi::))
Add new comment