Ndalohet në Kakavijë ideatori i Shqipërisë së bashkuar
Policia kufitare e Kakavijës i ka ndaluar hyrjen në Greqi Tahir Veliut, person i cili është në listën e njërëzve të padëshiruar për autoritetet greke. Mediat e vendit fqinj raportojnë se Tahir Veliu do prezantonte në Janinë një libër për Shqipërinë e Madhe.
Tahir Veliu është ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Veliu ka njoftuar opinionin për botimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” dhe prezantimin në Janinë më 13 gusht. Sipas përshkrimit të vetë autorit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” përmban në thelb, fazat e çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri e Bashkuar.
Libri argumenton idenë së Shqipëria e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por është një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda kufijve të vet natyror, historik dhe juridik.
http://levizjalshb.com/2016/06/u-botua-libri-platforma-per-shqiperi-te-b...
Add new comment