Phelps thyen një rekord që zgjaste prej 2000 vjetësh në Olimpiada

Postuar në 13 Gusht, 2016 14:07

Michael Phelps është tashmë atleti me më shumë tituj në historinë e një olimpiade. Ai ka marrë 22 medalje ari, çka do të thotë vendi i parë për 22 gara, por vetëm së fundmi, pra me tituj individualë, ai ka thyer edhe një rekord që zgjat prej gati 2000 vjetësh.

BBC-ja shkruan se përpara Phelps, notarit fenomenal amerikan, ka qenë një atlet tjetër ai që mbante një rekord të pathyer: Leonidha i Rodosit. Ky i fundit mori pjesë në katër olimpiada në Greqinë antike: në ato të zhvilluara në vitet 164 p.e.s, 160 p.e.s, 156 p.e.s dhe atë të vitit 152 p.e.s. Në secilën prej këtyre olimpiadave, Leonidha fitoi tre tituj të ndryshëm në gara atletike, që quheshin triastes.  Deri më sot janë arritur vetëm shtatë triastes, pra ka vetëm shtatë raste kur brend anjë kompeticioni një sportist fiton tre tituj indidvidualë dhe Leonidha është i vetmi që ka më shumë sesa një. Ai mori tituj në garën 200 m sprint, në garën 400 m, e quajtur diaulos dhe një tjetër të quajtur hoplitodromos, vrapim i realizuar me veshjet e hoplitit, ushtarit grek të falangës.

Leonidha gëzonte një farë kulti mes grekëve, sa kohë Pausania e përshkruante si “vrapuesi më i famshëm”. Një statujë e tij mbante mbishkrimin: “Ai vraponte me shpejtësinë e Zotit”. Ky venerim sfidohet sot nga Phelps, i cili duket i pandalshëm dhe i pakonkurueshëm. 

http://www.bbc.com/news/magazine-37033910

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.