PD: Shkelja në tenderin e rrugës Durrës-Kukës, ka fituar firma që do të marrë më shumë fond rimbursimi nga shteti

Postuar në 31 Korrik, 2016 13:12

Partia Demokratike tha sot se tenderi për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit është një aferë e pastër korruptive. Sipas saj qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, që e kishte vendosur vetë, ku  përcaktohej se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. “Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”-thuhet në deklaratën e PD-së. Sipas saj taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji. Demokratike thotë se  do ta anullojë këtë koncesion sapo të marrë përgjegjësinë e drejtimit të vendit.​ Ka reaguar Ministria e Transporteve që pranon se kompania fituese kërkon subvencion 600 mijë euro më shumë prej vitit të 3-të deri të 15-tin. Por sipas saj kjo kompani  ka ofruar të investojë 110 milionë euro më shumë gjatë periudhës konçesionare.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.