Buxheti ndryshon me Akt Normativ. PD: Kryeministri kërkon të fshehë se nuk rrit asgjë
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar buxhetin me një akt normativ dhe pa vënë në dijeni parlamentin. “Në mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament. Pse? Pse keshtu hajdutjçe, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën? Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur çmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur”, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Add new comment