Sistemi bankar i Europës nën tension
Irlanda dhe Spanja tejkaluan krizën dhe dolën nga programi i mbështetjes financiare që u shoqërua me masa të ashpra shtrënguese, por bankat e tyre vijojnë të jenë nën tensionin e krizës, çka mban të ngritura antenat e alarmit.
Nyja tjetër e dobët e sistemit bankar europian është Italia, ku dy banka, Banca Monte dei Paschi di Siena dhe UniCredit mbeten në stres. Këmbana më e fortë e alarmit vjen nga ekonomia më e fortë e Europës, Gjermania. Dy bankat kryesore të saj Deutsche Bank dhe Commerzbank po përballen me ngurimin e investitorëve që janë duke u njohur me rezultatet e stress testit që u krye në këto banka.
Add new comment