8.6 % papunësia në Europë, niveli më i ulët që prej vitit 2011
Europa shënon nivelin më të ulët të papunësisë që prej vitit 2011. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, papunësia në Eurozonë është në nivelin 10.1%, ndërsa në Bashkimin Europian 8.6 %. Vendi me nivelin më të lartë të papunësisë është Greqia me 23.3%, e ndjekur nga Spanja me 19.9%, Kroacia me 13.2% dhe Qipro me 11.7%.
Malta është vendi me nivelin më të ulët të papunësisë në Europë me 4%, e ndjekur nga Çekia me 4.1% dhe Gjermania me 4.2%. Krahasuar me muajin qershor të 2015, papunësia ra në 25 vendet anëtare, ndërsa ka mbetur në të njëjtat nivele në Belgjikë dhe Estoni, ndërsa u rrit vetëm në Austri.
Add new comment