Braçe: “Ka një përpjekje të madhe për të fshehur krimin që ka ndodhur brenda në Spitalin Amerikan”

Postuar në 25 Korrik, 2016 23:00

Zjarri i sotshëm në Spitalin Amerikan, emrin e të cilit e përmendën pak media, ka sjellë edhe reagimin e një prej deputetëve socialistë. Në një reagim në Facebook, profilin e tij personal, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, thotë se nga pala e opozitës ka një përpjekje për të fshehur atë që ai e quan “Krim”. “Çdo të kishte bërë shoqëria civile po kishte ndodhur ky krimi i sotshëm me dy të vdekura në një spital publik? Çdo të kishte bërë Presidenti, Sali Berisha? Keni ndonjë përgjigje? Sepse ka një përpjekje të madhe për të fshehur ku ka ndodhur krimi. Sepse duan ta fshehin faktin që ka ndodhur mu brenda në Spitalin Amerikan në Tiranë”, shkruan Braçe.

 

 

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Koment mbi komentin e munguar. Ky eshte nivel i ri i budalliqeve online. Nderkohe qe si nje pushtetar qe ka votuar per koncesionet qe ka perfituar Spitali Amerikan mire do ishte te bente koment mbi ngjarjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.