“Duhet të miratohen 40 ligje. Vettingu zgjat 5 vjet”
Procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të zgjasë 5 vjet. Kështu shprehet kreu i Departamentit të Partisë Demokratike për Sigurinë, Rendin Publik dhe Luftën kundër Krimit, Enkelejd Alibeaj , i cili ka folur në një intervistë për “News24”. “Duhet të miratohen rreth 40 ligje. Procesi i vettingut do të zgjasë 5 vjet. Pavarësisht kërcitjeve politike që shoqëruan miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese unë shoh një zhvillim të mirë: faktin që palët politike, shumica e tyre, gjetën kohën, mundësinë, maturinë, kryeneçësinë që një reformë kushtetuese duhet parë me sinqeritet. Dhe nuk duhet parë si një mjet i një loje politike të vogël...Edhe presioni i ndërkombëtarëve nëse do të jetë i drejtë, simetrik, i vazhduar, nuk do të jetë i dëmshëm për të realizuar reformën ashtu siç duhet”, tha Alibeaj.
Add new comment