SHBA paralajmëron Turqinë rreth insinuatave për përfshirjen e Washingtonit në grushtin e shtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas insinuatave të ministrit turk të Punës, se pas grushtit të dështuar të shtetit, qëndron Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cilësoi këto insinuata si false dhe të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ndoshta një krizë diplomatike mes dy vendeve është duke u aktualizuar, pas deklaratave të zyrtarëve turq, se kush mbështet Fetyllah Gulenin, është në luftë me Turqinë. Ky i fundit është rezident në ShBA prej 15 vitesh dhe së fundmi kërkohet nga Ankaraja zyrtare si përgjegjës për grushtin e shtetit. A do të ekstradojë SHBA klerikun i cili mund të dënohet me vdekje? Mbetet për t’u parë, por ndërkohë që presidenti turk, Erdogan, ka nisur spastrime të përgjithshme dhe po tenton të përfitojë maksimalisht nga klima e krijuar, dyshimet për grushtin e shtetit, si inskenim i tij, sa vijnë e rriten.
Add new comment