Një gjyqtare e Gjykatës së Lartë në kërkim
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp se në përfundim të një hetimi, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, dyshohet për përfshirje në një skemë korruptive. Prokuroria sqaroi se ka lëshuar një urdhër pezullimi për gjyqtaren dhe urdhër arresti bashkëshortin e saj, Odisea Andrea, për shkak se dyshohet se kanë marrë 50 mijë euro për një vendim gjyqësor.
Supriza e kësaj çështjeje: Gjyqtarja është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin.
Në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, dy prej tyre palë në gjykimin për të cilin janë dhënë lekët ndërsa personi i tretë është sekseri që ka dhënë lekët. Përfshrija është e nivelit të lartë, pasi bëhet fjalë për një gjykatëse të Gjykatës së Lartë. Njësoj si akti i prokurorisë që po u kujton të gjithëve se “puna bëhet edhe pa reformë”.
Add new comment