Erioni kërkon drejtësi
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit që i dha të drejtë kompanisë Genner 2 për të vijuar punimet poshtë digës së liqenit artificial me ndërtimin e kompleksit 17 katësh.
"Edhe pse ky vendim lidhet me padinë e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe jo me lejen e bashkisë e cila gjykohet më vete, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për vendimin e marrë më 1 korrik dhe të shpallur me dy javë vonesë. Por, mbi të gjitha, për faktin se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, edhe pranë Prokurorit të Përgjithshëm, me fakte e argumenta, qoftë për konfliktin e hapur të interesit që dy gjyqtarë të trupës gjykuese kanë me çështjen në fjalë, qoftë për shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, nuk ka ende asnjë reflektim nga ana e Gjykatës Administrative të Apelit"- thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Bashkia e Tiranës thotë se ka kërkuar vazhdimisht përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Arjan Qafa, për të cilët sipas saj ekzistojnë fakte të qarta që, jo vetëm janë në konflikt interesi me kompaninë “Gener 2". Sipas bashkisë ka një zgjidhje. "Bashkia e Tiranës shpreh bindjen se vendimi i 1 korrikut, i dhënë nga një trupë e blerë gjyqësore me miliona euro, vjen si një kambanë alarmi për nevojën e jashtëzakonshme dhe domosdoshmërinë jetike që ka vendi për miratimin sa më shpejt të Reformës në Drejtësi. Është kjo Reformë, e cila do të pastrojë një herë e mirë gjykatat nga njerëzit e korruptuar, që ua shesin çdo ditë shqiptarëve të zezën për të bardhë, në këmbim të qindra mijëra eurove me të cilat blejnë vila, makina e orë të shtrenjta"-thekson deklarata e bashkisë.
Comments
Ceshtja e pallateve eshte e
Ceshtja e pallateve eshte e komplikuar dhe kjo qe ben Eri eshte sharlatanizem. Pallatet fatkeqesisht jane me leje, ne nje zone qe i eshte hequr parkut, i eshte kthyer disa pronareve fantazem dhe qe me pas eshte shpallur truall ndertimi - te gjitha keto me iniciative te Edi Rames. Vendimi per lejen nuk eshte joligjor ne kete pike.
Nese Bashkia do kundershtonte dicka, do ishte vendimi per kthimin te pronari ose te shpalljes se tokes si truall ndertimi. Kjo eshte ana ligjore. Pastaj eshte ana politike, e vendimmarres. Po te donte, Lali Fiku anullonte lejen me gjithe koston qe ajo nenkupton dhe e mbyllte me kaq procesin. Nuk kishte fare pse te shkonte ne gjykate.
Erion Fiku
Erion Fiku ka te drejte, te heqe keta gjyqtare dhe te veje kelyshet e Sorosit. Keshtu realizohet plotesisht kapja e katundit Shqiperi me gjithecka, Edvin Rama, Linda Rama, Erion Veliaj, Endri Fuga, Milva Ekonomi, Arbjan Mazniku, he a doni me per Sorosin???
Add new comment