Të gjithë të zhgënjyer, por ministri i Jashtëm italian këmbëngul në miratimin me konsensus të reformës në drejtësi
Ndonëse delegacioni i BE u shpreh i keqardhur për përgjigjen e PD ndaj propozimit amerikan, madje duke shpallur hapur ambicjen për të marrë në dorë procesin e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Italia duket më e moderuar në raport me qëndrimet e palëve.
I ftuari i nderit në konferencën që mblodhi në Tiranë titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni foli për reformën në drejtësi dhe për një miratim me konsensus, ç'ka lë të nënkuptohet se Italia nuk është ndër partizanët e zhgënjyer nga qëndrimi i PD-së.
Ministria e jashtme shqiptare në njoftimin mbi këtë aktivitet ka përcjellë vetëm një paragraf të saj çka parashtroi ministri i jashëtm italian, qëndrim që mesa duket nuk i vjen për shtat qeverisë që e ka prezantuar veten si e preferuara e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. “Duke u ndalur në rëndësinë e reformës në drejtësi Ministri Gentiloni theksoi se miratimi i kësaj reforme shihet me interes të veçantë nga vendet evropiane dhe Italia, si dhe evidentoi rëndësinë që ajo të miratohet me marrëveshje mes palëve politike në vend"-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare, ku më pas shpaloset vizioni i ministrit Bushati për pëshën politike të Shqiperisë në arenën ndërkombëtare. http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/ministri-bushati...
Add new comment