Parashikime të zymta për Italinë nga FMN: Në recesion për dy dekada

Postuar në 12 Korrik, 2016 10:32

Italia do të rikthehet në nivelet ekonomike të vitit 2007, diku nga mesi i viteve 2020. Ky është një parashikim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Italia do të vuajë pasojat e një sistemi të dobët bankar dhe vonesës në adresimin këtë problem. Italia është e ekspozuar edhe nga rënia e tregëtisë botërore, Brexit apo fluksi i refugjatëve. Vëmendja drejt Italisë është përqendruar menjëherë pas votës pro të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian, ndonëse rreziqet ishin konstatuar me kohë. Nuk është e qartë se çfarë mund të prodhojë një përsëritje e një skenari krize në Itali që është ekonomia e tretë e unionit dhe nëse ky i fundit do të mund ta përballonte apo menaxhonte. Fakt është se në Italia ka një borxh të keq të rritur, 18% e kredive nuk janë efektive dhe që nga 23 qershori, banka kryesore e Italisë, “Unicredit” humbi 1/3-ën e vlerës së saj. Aksionet e saj ranë me 4% vetëm këtë të hënë, ndërkohë që bankat italiane në tërësi kanë humbur 40% të vlerës së tyre në treg vetëm këtë vit.

Një nivel fitimi minimal në kushtet e interesave të ulëta që flet vetë për situatën ku ndodhet ekonomia italiane e cila po shihet si kërcënimi kryesor edhe për politikat e qeverisë Renzi që parashikonte shkurtim taksash dhe rritje të investimeve publike. Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem deklaroi se problemi i kredive pa efekt në bankat italiane nuk është një gjë e re, por ka shtuar se “rregullat janë atë qarta”. Këto janë deklarata që paralajmërojnë përplasje mes Romës dhe Brukselit, kuptohet nëse qeveria Renzi do të jetë ende në pushtet pas rëferendumit kushtetues të muajit tetor.

 

https://www.theguardian.com/world/2016/jul/11/imf-warns-italy-of-two-dec...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jo "Recension", por "Recesion"......jane dy fjale krejt te ndryshme, dmth per nje c qe ti e ve......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.