PD nuk i hap rrugë planit Lu për reformën. Basha: Kemi vota vetëm për konsensus

Postuar në 10 Korrik, 2016 18:00

Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë rrugë tjetër për miratimin e reformës në drejtësi pa konsensusin politik mes palëve. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me ndihmës sekretaren Viktoria Nuland, duke lënë të nënkuptohet se çdo përpjekje e ambasadorit Lu për të gjetur vota djathtas nuk garanton një proces të gjithëpranuar. “S’ka dhe s’do te ketë themel per reformën në drejtësi përveç konsensusit politik mes palëve”-tha Basha.

Ndonëse i rezervuar për atë çfarë u diskutua në takimin që zgjati rreth 45 minuta, kryetari demokrat tha se opozita i qëndron propozimit të bërë publik ditën e premte, që sipas tij është në përputhje të plotë me rekomandimin 88 të Venecias. Kreu i opozitës nuk mohoi që në takimin me zyrtaren e lartë amerikane të ketë patur edhe propozime të tjera në funksion të zgjidhjes së ngërçit për reformën në drejtësi. “Duke i mbetur besnik rekomandimit 88 të Venecias, presim, kërkojmë dhe ftojme palën tjetër që së bashku me ta në mënyre konsensusale të miratojmë në parim draftin”-theksoi kreu i PD.

Propozimi më i fundit i PD synon që vetingu për 12 anëtarët e organeve të reja të drejtësisë  të bëhet nga një trupë e Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short, ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë thjesht rol vëzhgues në proces.

Comments

Submitted by KULUFRUTHI (not verified) on

E ka zene kulufruthi, SalishBerrin dhe Lulushkurin.
Per hundesh kane per t'u dale ligesite qe i kane bere ketije populli e ketije vendi.
Kriminelet e kane vendin TEK SHTATE PENXHERET.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.