Ndërron jetë Elie Wiesel

Postuar në 02 Korrik, 2016 21:36

Ka vdekur në moshësn 87 vjeçare, Elie Wiesel , gazetar, shkrimtar, nobelist për Paqen dhe aktivist me origjinë hebreje. Ai është i njohur për përpjekjen për kujtesën e Holokaustit, të cilit i mbijetoi edhe vetë. Libri i tij i kujtimeve “Nata” ndërtohet mbi përvojën si adoleshent në kampin e Auschwitz-it.

Wiesel lindi më 30 shtator të vitit 1928 në qytetin Sighet të Rumanisë. Pas luftës, në vitin 1948 nisi studimet për filozofi, letërsi dhe psikologji në Sorbonë por nuk i përdundoi asnjëherë.  Është përfolur jo pak një takim i tij dhe ndikimi eventual nga Monsieur Chouchani, një studiues dhe filozof enigmatik me origjinë edhe ai nga hebrejtë e Europës Lindore. Wiesel e ka cekur këtë fakt në një artikull të tijin duke e cilësuar Shushanin si “një legjendë moderne”, të cilit mandej i pagoi edhe shpenzimet funerale në Montevideo.

Në vitin 1978 presidenti amerikan Jimmy Carter e caktoi atë si kryetar të Komisionit Presidencial për Holokaustin, post në të cilin shërbeu deri në vitin 1986 kur edhe mori çmin Nobel për Paqe. Detyra të ngjashme mori ai edhe në Rumani në vitin 2003, ndërkohë që në Izrael, atij iu ofrua nga ish-kryeministri Ehud Olmert kandidimi për President. Ofertë që thuhet se e refuzoi.

Aktivist për të drejtat e njeriut, ai foli për çështje si Darfuri. Wiesel ka deklaruar se ja lë arkivën e shkrimeve të tij universitetit të Bostonit ku dha mësim për dekada. 

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.575072?utm_content=%24sections%2F1....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.