Kush ishte Liza e “vërtetë” e Botës së Çudirave?

Postuar në 25 Qershor, 2016 16:35

Të gjithë kemi dëgjuar për Lizën në botën e çudirave. Titulli i librit të Leëis Carroll, aq i dashur për fëmijët dhe i realizuar edhe si film vizatimor.

Por kush ishte Liza? Emri i saj i vërtetë ishte Alice Pleasance Liddell, fëmija i katër i Henry dhe Lorina Liddell, lindur më 4 maj 1852. Familja u zhvendos në Oksford në vitin 1856 ku u miqësuan me Charles Lutëidge Dodgson, ndryshe Lewis Carroll.  Është shkrimtari autori edhe i fotove që paraqesim këtu. Historia e librit është e thjeshtë: Në 4 korrik 1862 ai mori Lorinën, Edith dhe Lizën(Alice) në një udhëtim me varkë nga Oksford në Godstoë. Për t’i argëtuar ai improvizoi një histori me një protagoniste të re me emrin Alice. Alice Liddell e pëlqeu shumë historinë dhe iu lut që ta shkruante. Që këtej edhe botimi i vitit 1865 me titullin: “Aventurat e Lizës në botën e çudirave”.

Në moshë të rritur Alice Liddell u martua me Reginald Hergreaves dhe ishte aktive në shoqërinë e lartë gjatë gjithë jetës së saj. Alice pati tre djem, dy prej të cilëve u vranë në Luftën e Parë Botërore. Ajo vdiq në vitin 1932 në moshën 80 vjeçare. 

http://mashable.com/2015/11/17/real-alice-in-wonderland/?utm_cid=lf-toc#...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.