Raporti tronditës për Michael Jackson: Paranojak seksual, koleksionues sadomazokist dhe përdorues droge (foto, video)
7 vjet nga vdekja e Michael Jackson dalin në dritë fakte tronditëse të raportit të Policisë së Santa Barbaras në Kaliforni. Sipas «Radar Online» që ka botuar këto dokumente dhe fotografi, Michael Jackson kishte një koleksion shumë të madh të materialeve pornografike, ku bie në sy një koleksion fotografish i titulluar “Nude photos of teenage boys from late 1800s”, në shqip “Foto lakuriq të djemve adoleshentë në fund të viteve 1800”.
Në raportin e policisë Michael Jackson shfaqet si një qenie manipuluese, një paranojak seksual, përdorues droge përmes gjakut dhe i fiksuar pas akteve të mbrapshta seksuale, flijimeve të kafshëve. Në posedim të tij janë "imazhe jashtëzakonisht neveritëse dhe tronditëse të torturave seksuale ndaj fëmijëve, robërisë femërore dhe sadomazokizmit".
Raporti është i vitit 2003, ku sipas policisë, në fermën e këngëtarit, dhomën e gjumit dhe banjë janë gjetur shtatë koleksione të fotografish dhe videosh me djem lakuriq në adoleshencë ose edhe vajza më të vogla dhe gra lakuriq.
Add new comment