Ministria e Financave kërkon borxh për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje në aeroportin “Nënë Tereza”
Ministria e Financave ka kërkuar një kredi sovrane nga BERZH për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrësi dhe ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lifh kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Vetë BERZH njofton se “është duke shqyrtuar dhënien e një kredie sovrane për Hekurudhën Shqiptare. Kredia do të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin e linjës hekurudhore 34.7 km që lidh Tiranën me Durrësin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore 7.4 km nga Tiranë, aeroporti i Rinasit”
Kredia e Bankës do të përdoret për të bashkë-financuar punimet e ndërtimit dhe mbikëqyrjen në lidhje me Projektin. Projekti është pjesë e Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Ballkanit Perëndimor Route 2 që lidh qytetin e Podgoricës në Mal të Zi me Vlorën në Shqipëri dhe do të mbështesë zhvillimin kombëtar ekonomik të vendit si dhe do të kontribuojë në integrimin rajonal të Shqipërisë duke përmirësuar lidhjen e kryeqytetit me Portin e Durrësit dhe të TIA.
Në njoftim thuhet se huamarrësi është Republika e Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Financave. Klienti dhe përfitues i projektit është Hekurudha Shqiptare e cila është përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore dhe funksionimin e trenit.Kostoja e Projektit është 86. 4 milionë euro.
http://www.ebrd.com/work-with-us/projects/psd/albanian-railways.html
Add new comment