Probabiliteti i kualifikimit të Shqipërisë, rreth 50%
Nga kombinimi i koeficientëve të basteve të kompanië Bet365 për ndeshjet e mbetura në grupet kualifikuese të Euro 2016-ës, rezulton se probabiliteti që Shqipëria të kualifikohet për në çerekfinale është rreth 50% (49.87%).
Që Shqipëria të kualifikohet duhet që të paktën në 2 grupe kualifikuese, ekipet e treta të kenë pikaverazh ose golaverazh më të ulët se Shqipëria. Dy grupet ku kjo gjë është me e mundshme janë Grupi D, ku Turqia nuk duhet të mundet nga Çekia, por as nuk duhet të fitojë me 2 gola diferencë, dhe Grupi E, ku nuk duhet të munden Italia dhe Belgjika, respektivisht nga Irlanda dhe Suedia. Në tri grupet e tjera, gjasat e rezultateve që favorizojnë kualifikimin e Shqipërisë janë shumë më të vogla.
E. Zaloshnja
Add new comment