500 mijë euro blerje armësh (dhe snajperash) pa garë dhe pa njoftim paraprak
Drejtoria e Policisë së Shtetit ka lidhur tri kontrata për blerje armatimi për policinë, duke ndjekur procedurën “Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Informacioni bëhet publik në buletinin e muajit maj të Agjencisë së Prokurimit Publik ku rezulton se blerjet janë kërkuar të ndara konkretisht në:
Blerje pistoletash 9x19 mm në vlerë 23 527 560 lekë me TVSH.
Blerje pushkësh 5.56x45 mm në vlerën 29 394 000 lekë me TVSH
Blerje snajpersash model “Sako M10” për një vlerë prej 15 820 099 lekësh me TVSH.
Kontratori për blerjen e parë është një firmë ne seli në rrugën e Kavajës në Tiranë, kurse për dy kontratat e tjera, kontratori është “Arms School Academy”sh.p.k me seli në Tiranë. Të trija kontratat e realizuara pa garë dhe pa njoftim paraprak kapin vlerën e 68 741 659 me TVSH, ose afërsisht 500 mijë euro.
Snajperi në fjalë është prodhim finlandez dhe distributori më i afërt i tij me Shqipërinë është Pietro Beretta në Itali.
Add new comment