“Përgjimi, gabim fatal”
Sot paradite u bë e njohur se kryeministri i vendit Edi Rama ka kryer një vizitë në zyrën e aleatit të tij, Ilir Meta. Zyrtarisht shtë raportuar se është diskutuar për reformën, ndonëse mes dy parnerëve në koalicion nuk ka mbetur më çfarë të diskutohet për këtë çështje, pasi PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord për draftin. Çfarë është negociuar apo diskutuar mes të dyve? Kjo mbetet e panjohur.
Pas takimit para mediave doli ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vlerësoi si temë kryesore Përgjimin. “Çështja që më ka sjellë këtu do të thosha është skandali më i madh i 25 viteve të fundit, zhvillimet rreth tij, skandali i përgjimeve. Nuk ka ndodhur kurrë në 25 vite që një kryeministër dhe ministër i Brendshëm ta shndrrojë Policinë në qendër përgjimit të Presidenti, diplomatëve etj. Mendoj se ky është një krim i shëmtuar. Së pari, Edi Rama, për të shtuar përgjegjësinë e tij të tmerrshme nuk e ka për gjë të përdorë si mburojë Italinë mike. Ky përbën një akt shumë të rëndë dhe të dënueshëm dhe i them se kurrë nuk do të shpëtosh nga ky skandal. Por gabimi yt fatal është të përdorësh Italinë si mburojë se është vepër e jotja”, tha Berisha.
Mirëpo deri më tani nuk ka një të dhënë të vetme – dhe Berisha e di shumë mirë këtë – që të implikojë kryeministrin në këtë aferë shumë të rëndë. Ndonëse kryeministri po bën çmos t’i dalë për zot ministrit të vet të Brendshëm, përgjegjësia bie mbi këtë të fundit. Kjo u pa më mirë gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku ministri nuk dinte çfarë të thoshte. Sot Berisha ka dalë në mbrojtje të Italisë, apo mospërzierjes së saj në këtë skandal, duke pretenduar se përgjimi është vepër direkte e ministrit të Brendshëm. Këtë në fakt do të duhet ta saktësonte prokuroria që i ka kërkuar përgjigje misionit Interforce, mision i cili nuk ka ditur të japë ende përgjigje shteruese. Do të ishte fatkeqësi që, për shkak të ndonjë kompleksi, të amnistohen italianët nga përgjegjësi të tilla, të cilat ngado që t’i shikosh thjesht i vënë kryqin ministrit të Brendshëm.
Comments
pergjimet
O gazeta online qe jeni bere si boria qe del nga bytha e Sali Berishes! Po plaset o te zeze duke u munduar te ringjallni nje bandit dhe kriminel si Sali berisha qe nuk ka lene gje pa bere tash 25 vjet dhe tani perpiqet te mbrohet duke sakrifikuar edhe partine e tij vetem per te mbrojtur veten dhe familjen e tij nepermjet ruajtjes se sistemit te korruptuar dhe kriminal te " drejtesise ". A nuk e dini ju fare gazetaresh se ky berisha ka pergjuar opozitare dhe te huaj dhe se dosja ne prokurori eshte me prova te plota por s'e prek njeri sepse ne sistem jane veglat e tij ? kete s'e kini degjuar ju ?
Falemnderit qe vijon stoik ne
Falemnderit qe vijon stoik ne anen tjeter te bories!
Sa per pyetjen qe beni pergjigja 'jo' nuk e dime. Ate me siguri duhet ta di(je)nte Koromania. Ne votojme qe te heqim nje qeveri, jo qe ti qajme hallin nje kryeministri. Te cilin ti na fton qe te besojme se na ka per zemer, por nuk e le maskarai Sali.
Mos nderhyni me me komente se nuk do miratohen.
Add new comment