Parrulla për çamët në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Kotzias: Disa duan të minojnë klimën e mirë që është krijuar

Postuar në 12 Qershor, 2016 10:56

Bindjen e tij se qarqe të caktuara po përpiqen të minojnë përpjekjet për riafrimin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke ngritur çështjen e çamëve ka shprehur ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pas shfaqjes së parrullës me përmbajtje nacionaliste në ndeshjen Shqipëri -Zvicër. " Disa po mundohen të prishin klimën e mirë që është krijuar. Ndikimi i Turqisë më Shqipëri është reduktuar. Udhëheqësit fetarë të Shqipërisë kanë shprehur hapur kundërshtitë me lidershipin turk"-deklaroi Kotzias për Televizionin Mega. "është e habitshme sesi këto parrulla lejohet të futen në stadium, ndonëse UEFA e hoqi menjëherë dhe nuk ula të shfaqej në televizion. Ambasadori ynë në Bernë ndërmori të gjitha veprimet që këto situata të mos përsëriten. Bëmë notë proteste ndaj Francës përvtë garantuar sigurinë e ndeshjeve dhe iu drejtuam po ashtu edhe qeverisë shqiptare"- shtoi më tej Kotzias. Ky reagim vjen pas shfaqjes në stadiumin e Lens të një baneri ku thuhej se Greqia është fajtore për 100 mijë viktima shqiptarësh në Çamëri. Në vizitën e tij pak ditë më parë në Tiranë ministri Kotzias tha se çështja çame nuk ekziston dhe se Greqia e Shqipëria nuk janë në gjendje lufte.

http://mobile.in.gr/Article.aspx?Id=1500083681

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.