Tv Klan: Në prokurori kanë dëshmuar se ka edhe një pajisje të dytë përgjimi

Postuar në 11 Qershor, 2016 16:16

Ndërkohë që vijon hetimi për pajisjen përgjuese që supozohet se ka qarkulluar jashtë rregullave dhe ligjit në Shqipëri, televizioni “Klan” raporton se nga dëshmitë e oficerëve të Policisë së Shtetit zbulohet se ka edhe një pajisje të dytë. Lajmi përcillet me burime dhe asgjë nuk është zyrtare, por sipas këtij raportimi, pajisja është parë pasi ndodhi ngjarja e farmacisë në posedim të bababit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. “Ky zyrtar ka sqaruar para grupit hetimor se Policia Italiane, në 2015 ka ofruar ndihmë për ngjarjen e vendosjes së eskplozivit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai pranon se në atë kohë ka parë një pajisje dhe ajo ndryshonte në formë nga pajisja IMSI Catcher, që kishte ardhur për trajnim, në Mars të këtij viti. Ajo pajisje, vazhdon zyrtari i lartë i policisë në dëshmi, ishte nga prodhues tjetër, por nuk ndryshonte në funksione. Kjo është një nga dëshmitë më të forta që ka Prokuroria për të konfirmuar dyshimet e saj se, IMSI Catcher është përdorur në përgjim. Nuk bëhet i ditur identiteti i oficerit të lartë të bluve, por sqarohet se ai ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin”, raporton “Tv Klan”.

http://tvklan.al/web/pergjimet-zbardhet-deshmia-e-zyrtarit-te-policise/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.