Kreu i SHISH, takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Material shtesë për pajisjen përgjuese?
Sot u raportiua se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe ai i Tiranës, Petrit Fusha. “Vizion Plus” referon burime nga organi i akuzës sipas të cilave, “kreu i SHISH i dorëzoi një raport të imtësishëm Llalles, për informacionet e mbledhura në terren dhe lëvizjet e automjetit në të cilin mbahej pajisja përgjuese “IMSI Catcher”. Nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por sot në Parlament, kryeministri i vendit lakoi një përfshirje të mundshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në çështjen e hetimit për pajisjen përgjuese dhe ndalimin me këtë rast edhe të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Add new comment