Pajisja përgjuese, Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë italiane të Drejtësisë

Postuar në 08 Qershor, 2016 16:00

Tre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit po hetohen dhe gjykohen për përgjim të paligjshëm dhe sado që qeveria po deklaron se bëhet fjalë për një proces politik, fakt është se prokuroria po vijon punën. “Top-Channel” citon sot burime të organit të akuzës, sipas të cilave, ky i fundit, i ka kërkuar ambasadës italiane dhe Ministrisë italiane të Drejtësisë informacione mbi pajisjen përgjuese. “Burime pranë organit të hetimit i thanë Top Channel se, prokurorja Anisa Qilimi kërkon t’i vihen në dispozicion përmes Ministrisë italiane të Drejtësisë të dhëna konkrete mbi programin trajnues dhe qëllimin e këtij trajnimi policor dypalësh. Cilët janë oficerët italianë të ngarkuar me këtë detyrë, - pyet prokurorja Qilimi dhe - A posedohet aktualisht pajisja ‘IMSI Catcher’ nga pala italiane? Ne kemi informacione - tha një burim i Prokurorisë, - se pajisja është futur edhe në një burg në Tiranë pa lejen dhe dijeninë e Prokurorisë për të gjurmuar telefonatat e disa të dënuarve me precedentë kriminalë të rrezikshëm”, raporton TCh.

Misioni Interforce nuk i ka kthyer përgjigje prokurorisë shqiptare dhe letërporosia që i adresohet Ministrisë italiane të Drejtësisë e kthen problemin në një çështje mes të dyja vendeve. 

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=328630#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.