Haki Çako pranon se pajisja përgjuese identifikon numrat IMEI të aparateve celularë. Mohon dijeninë për regjimin doganor të saj
Haki Çako ka apeluar vendimin për shkakrimin e tij nga detyra, ndërkohë që sot ka dëshmuar në Prokurori. Sipas Tv Klan, Çako ka pranuar se pajisja përgjuese identifikon numrin IMEI të çdo aparati celular. “Gjatë marrjes së tij në pyetje për këtë çështje, numri një i Policisë ka sqaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik. Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes në vendin tonë. Këto pretendime, thotë Prokuroria, Çako duhet t’i kishte evidentuar që në shkresën e 9 Majit, ku iu kërkua informacion për herë të parë”, referon TvKlan.
Por po sipas këtij raportimi, pretendohet se ish-drejtori i Policisë së Shtetit ka shkelur edhe dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2007 mes Policisë dhe misionit Interforce. “Prokuroria thotë se në bazë të marrëveshjes së vitit 2007, nënshkruar nga Policia Shqiptare dhe ajo Italiane, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë detyrohet sipas nenit 8 paragrafi 3, të njoftojë zyrën Qendrore të Misionit Interforcë, kur anëtarët e kësaj zyre kanë kryer një krim të evidentuar, jo në flagrancë, pavarësisht imunitetit që italianët gëzojnë. Prokuroria evidendon se Çako nuk e ka kryer detyrën. Për më tepër, sqarojnë hetuesit, ai nuk ka kryer as verifkimet më minimale, në lidhje me veprimet e kryera pranë zyrave doganore të shtetasve italianë, të cilët futën në Shqipëri pajisjen, pa e regjistruar atë”, vijon televizoni në fjalë. Me sa duket fjala tani i takon gjykatës por edhe palës italiane e cila ka detyrimin të sqarojë se çfarë kanë bërë apoi çfarë di ajo se kanë bërë punonjësit e saj të misionit Interforcë(http://tvklan.al/web/zbardhen-arsyet-akuzes-ndaj-haki-cakos/).
Add new comment