Efekti “Shukri” e çon pazarin e videove në 3 milionë euro. Mbledhje sekrete në Fabrikën e Ideve
-Vendim për mënyrën e reagimit dhe të menaxhimit të pasojave të publikimit eventual të videove për ministra të qeverisë sonë:
E mbledhur në Fabrikën e Ideve, në lidhje video me ish-deputetin Koço Kokëdhima nga shtëpia e vet, celula drejtuese PS-së, përpunoi këtë qëndrim për përballimin e skandalit të pritshëm:
- Së pari, të bëhen përpjekje maksimale që të negociohet mospublikimi. Mundet që Ilir Metës t’i lihet përveç Presidentit të ardhshëm, edhe një opsion për kryeministër.
(Në vëmendje: Musa Ulqini ka propozuar që Metës t’i jepet edhe posti i Presidentit të Nderit të PS-së, por kjo mund të shikohet në një kohë të dytë dhe me tjetër emër).
- Së dyti, të mos lejohet në asnjë mënyrë që të publikohet vetëm një video. Nëse publikimi është i pashmangshëm, atëherë do të duhet që ato të publikohen njëkohësisht në të njëjtën ditë.
Arsyet për këtë i sqaroi në promemorien e vet, anëtari i vjetër i partisë K.D dhe ato përmblidhen pak a shumë në këtë teknikë manipulimi mediatik:
“Duke marrë shkas dhe shembull nga punimet e KPD-së së vitit 2001, është e udhës që të publikohen të dyja videot, duke bërë të besohet se kjo është fitore e poseduesve të saj dhe e dr. Berishës. Të kihet parasysh se sa më i madh skandali dhe presioni, aq më shpejt do të ketë interes që ai të mbyllet. Efekti psikologjik mbi socialistët do të jetë i fortë, por nëse perceptimi do të kalibrohet drejt ndjesisë së një sulmi frontal ndaj qeverisë dhe partisë në vetvete, ai do të ushqejë ndjenjën e viktimizimit. Goditja kur është shumë e fortë dhe me sens të ekzagjeruar del nga rrezja e racionalitetit. Do shpresuar që Ben Blushi të rihidhet në sulm edhe këtë herë me kartën morale. Ky është momenti që të përpunohet mendimi i socialistëve për një koordinim të mediave, analistëve kryesorë dhe Blushit me Doktorin dhe Metën, kundër PS-së. Në një plan afatmesëm ky momentum i shërben partisë sonë. Mund të sillet në vëmendje me pak takt, acarimi i grekëve dhe Dules me kryeministrin, për të lënë të hapur imagjinatën e një investimi edhe nga aktorë të huaj. Ka edhe një arsye tjetër pse duhen publikuar të dyja videot të pandara. Një arsye që lidhet me atë që do ta quaja “Efekti Shukri”. Flitet se në një nga videot, një prej ministrave kryen marrëdhënie me një transvestit. Duke qenë se efekti i kësaj është shumë i madh, atëherë ministri tjetër, që kryen marrëdhënie në zyrë me një masazhatore, del nga vëmendja për shkak të “anomalisë” së skandalit të kolegut. Njësoj si në rastin e Shukri Xhelilit, ku të gjthë u morën me vrimën e brekëve më shumë sesa me faktin e marrëdhënieve në zyrën e shtetit, edhe këtu, është mirë që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Deri më tani janë propozuar 2 milionë euro për të bllokuar publikimin e videos. Nëse nuk ndalet, atëherë do të duhet që të jepen edhe 1 të tjera: 500 mijë për ministrin që ia mballos transvestitit, meqë është i ikur dhe 500 mijë të tjera poseduesit të videove që t’i japë të dyja”.
Pasi u lexua ky propozim ai u hodh në votim dhe u miratua me 3 vota pro dhe një abstenim. Pro ishte kryetari i partisë, kryetar/nënkryetar i Grupit Parlamentar. Kokëdhima abstenoi duke bërë këtë vërejtje në procesverbal: “Nuk jam dakord që të japim 500 mijë euro që si e si të dalë në media sesi ai legeni shkon me një transvestit Argjentine. Propozoj që t’ia nisim videon Doktorit me pseudonimin “Përgjuesi Dixhital”.
Fund, Fabrika e Ideve, selia qendrore e PS-së
Poshtëshënim i Drejtorit të Komunikimit të Kryetarit: Gjatë gjithë mbledhjes , kryetari vizatonte portretet e pjesëmarrësve në mbledhje.
Add new comment