Basha përjashton koalicion me Ilir Metën, anashkalon takimin me Ramën dhe paralajmëron ligj për kontrollin e interesave të bisnesit në politikë

Postuar në 03 Qershor, 2016 11:53

Në një intervistë të gjatë për "Ora News" kreu i opozitës, Lulzim Basha sqaroi pozicionin e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, duke thënë se opozita nuk është e kompleksuar nga ngutja e ndërkombëtarëve për të miratuar sa më shpejt reformën në drejtësi. "Çfarë është e rëndësishme, që të miratojmë javën e ardhshme këtë reformë, që opozita thotë është defektozë dhe do të çojë në kolaps, do të çojë në kapje politike, të një sistemi që është kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe në këtë mënyrë, të balsamosin Republikën e Shqipërisë që këtu problemi kryesor janë gjyqtarët dhe prokurorët, që padyshim që janë një pjesë e madhe e të korruptuarve brenda tyre. Por, këtu s’është problem as Shullazi, as Tahiri apo Kokëdhima. Korrupsioni në drejtësi është produkt i korrupsionit politik"- deklaroi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike i qëndroi premtimit se nuk do të bëjë aleancë me LSI-në dhe as një koalicion eventual me PS-në. "S’ka aleancë me Edi Ramën, e kam deklaruar në PD-në. Dera ime është e mbyllur për ata që kriminalizuan. PD-ja do të garojë në zgjedhje me koalicionin qytetar, jo me Ramën dhe Metën. Në PD-në ka një standard, kryetari dhe lideri dha një standard, që unë dua ta ndjek"- u shpreh Basha. Ai e quajti arritje të opozitës ligjin e dekriminalizimit dhe premtoi një tjetër nismë për kontrollin e interesave të biznesit në politikë. "Ka edhe milionërë në parlament për të kapur më shumë miliona. A ka mundësi ta shtrijmë më tej? Unë po them që duhet të dekalrojnë të gjitha interesat e biznesit për të hyrë në politikë"-theksoi Basha.

Në lidhje me akuzat e PS për Flamur Nokën, kreu demokrat tha se Pretendimi është jashtë fushës së ligjit. Basha foli edhe për një aspekt parimor që lidhet me ndryshimet kushtetuese për diskriminiin gjinor duke tjënë se "S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Dhe s’ka arsye që ky komunitet të kërkojë azil. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.