PD-ja flet përmes kryebashkiakut të Kukësit: Konçesioni për rrugën Durrës –Kukës, shton kostot. Të rishikohet vendimi
Partia Demokratike shprehet kundër dhënies me konçesion të rrugës Durrës-Kukës. Ajo ka folur përmes kreut të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, që ka deklaruar se konçesioni shton kostot për biznesin dhe qytetarët. “Dhënia e rrugës me koncesion përbën kosto shtesë për bizneset dhe qytetarët. Gjithashtu, pagesa për rrugën frenon ardhjen e turistëve kosovarë në Shqipëri”, ka deklaruar Shehu.
Ky është prononcimi i parë i një zyrtari të PD-së për vendimin e qeverisë për të dhënë me konçesion 30 vjeçar një rrugë për të cilën shqiptarët paguan 1 miliardë dollarë. Ndërkohë që qeveria planifikon tarifimin për 9 rrugë kombëtare, të ndërtuara të gjitha nga taksat e qytetarëve, PD-ja nuk është dëgjuar të artikulojë që ky shpenzim shtesë të pasqyrohet në ulje proporcionale taksash.
Add new comment