Rritet me 31.4% defiçiti tregtar, rënie drastike e eksporteve
Deficiti tregtar ne muajin prill te ketij viti arriti ne 30 mld leke duke u rritur me afro 31.4% krahasuar me nje vit me pare dhe 9,2 % në krahasim me muajin mars te ketij viti. Te dhenat behen te ditura nga Insituti I Statistikave sipas te ciles volume i importeve vazhdon te jete i larte krahasuar me eskportet .
Eksportet në prill sipas Instat u rritën me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importet u rritën me 17.2%. Rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet tekstile dhe këpucë, ushqime, pije dhe duhan, ndërsa rënie kanë pësuar grupi minerale, lëndë djegëse energji elektrike dhe makineri e pjesë këmbimi. Në prill u importua më shumë material ndërtimi, pjesë këmbimi dhe tekstile e këpucë dhe më pak minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike,
Sipas INSTAT, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2015 janë: Italia Greqia dhe Serbia. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova, Maqedonia dhe Spanja.
Add new comment